E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjyqi i Dajtit, dëshmojnë 2 policët e skuadrës GOS

16/06/2011  Tregojnë operacionin e 7 gushtit

Dy efektiva të Grupit të Operacioneve Speciale që morën pjesë në përballjen me armë dhe arrestimin e të shumëkërkuarit Dritan Dajti kanë dëshmuar dje në procesin gjyqësor që po zhvillohet kundër tij, ish-policit të Durrësit Mariglen Muça dhe kunatit të Dajtit, Ergest Xhoxhi. Gjatë seancës të zhvilluar me dyer të mbyllura, efektivët e policisë kanë treguar para gjykatës të gjitha detajet e operacionit për arrestimin e Dajtit, përplasjen me armë si dhe ekzekutimin e katër shokëve të tyre nga i pandehuri Dritan Dajti. Në dëshminë e tyre ata kanë fajësuar Dajti si autor të masakrës, ndërkohë që dëshmia është shoqëruar me debate të shumta në sallë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›