Çelësi i përgjigjeve për matematikën
16/06/2011 Matura 2011/ Skema e përgjigjeve të sakta për të shtata profilet e shkollave të mesme
Rreth 42500 maturantë në të gjithë vendin zhvilluan ditën e djeshme testimin e dytë të maturës, atë në lëndën e matematikës. Për të orientuar maturantët në lidhje me përgjigjet e dhëna, Ministria e Arsimit ka shpallur çelësat e përgjigjeve për secilin test të plotësuar gjatë ditës së djeshme. Bashkangjitur shkrimit do të gjeni të plotë skemën e përgjigjeve standarde për të shtata profilet e shkollave të mesme, mbi bazën e të cilave maturantët mund të verifikojnë pikët që mund të marrin në këtë testim deri në daljen e rezultatit final pas mbylljes së procesit të korrigjimeve. Pas përfundimit të provimit testet e maturantëve janë grumbulluar në Agjencinë Kombëtare të Provimeve dhe pritet që gjatë dy ditëve të ardhshme të shpërndahen në 6 qendrat e vlerësimit, ku do të bëhet vlerësimi sipas skemës së përcaktuar. Sipas skemës së hartuar, pohohet se nxënësit për të marrë vlerësimin maksimal në këtë provim duhet të grumbullojnë rreth 50 pikë. Peshën më të madhe të rëndësisë e kanë pyetjet me zhvillim. Megjithatë, nxënësit do të vlerësohen me pikët përkatëse edhe në rast se përgjigjja nuk është plotësisht e saktë. Kështu, ata nuk do të marrin shumën e pikëve të përcaktuara për këtë pyetje, por më pak, në varësi të përgjigjes së dhënë. Me mbylljen e dy provimeve të detyruara maturantët do të finalizojnë përgatitjet e tyre për dy lëndët me zgjedhje, që pritet të zhvillohen më 30 qershor. Këto dy lëndë janë vendimtare për drejtimet e shkollave të larta që maturantët duan të ndjekin gjatë vitit të ri akademik, në raste se arrijnë të kalojnë me sukses katër provimet e maturës 2011. Ekspertët e AKP-së kanë bërë me dije se tashmë ka përfunduar vlerësimi për testin e letërsisë dhe pritet që gjatë ditës së sotme të bëhet shpallja e rezultateve.