Kuçovë, Berisha Ramës:S' është kjo rruga që duan qytetarët
KUÇOVE- Nga Kuçova kryeministri ka bërë thirrje për të votuar kandidatët e “aleanca për qytetarin” si e vetmja alternativë që do drejtojë shqiptarët drejt rrugës së integrimit europian.
Kryeministri u bëri thirrje qytetarëve të votojnë kandidatin për kryetar Bashkie Selfo Kapllani duke pretmuar se për 4 vitet që vijnë do të financojë cdo projekt të Kapllanit për “një Kuçovë moderne,europiane, e të zhvilluar". Ai premtoi rindërtimin e cdo shkolle apo kopshti, dhe asfaltimin e cdo kilometër rruge.
"Gjatë 4 viteve të shkuara në qarkun e Beratit janë asfaltuar 430 km rrugë. Ju garantoj se në 4 vitet që vijnë në Kucovë, në Kozarë e cdo komunë, fshat e lagje do të asfaltohet"- tha Berisha duke shprehur vendosmërinë për "ndërtimin e infrastukturë evropiane".
Berisha tha se “Nuk do ketë familje në mjerim ekstrem...Zero tolerancë ndaj varfërisë,krimit e korrupsionit”- premtoi Berisha gjatë fjalës së tij.
Duke iu referuar kundërshtarit të tij politik, kryeministri Berisha tha se Rama nuk duhet të ketë frikë nga përballja me rivalin politik dhe me votën e shqiptarëve në 8 maj.
Berisha akuzoi kryesocialistin Rama se ka urdhëruar mediat e tij që të 'fikin' ekranet për rivalin e tij në garën për bashkinë e Tiranës, dhe sipas tij "Nuk është kjo rruga që duan qytetarët shqiptarë. Ata janë mendje të pluralizimit shqiptar dhe kanë dëshirë të dëgjojnë Sali Berishën, por edhe Edi Ramën dhe të njihen me alternativat e tyre, shqiptarët kanë dëshirë të dëgjojnë Ramën dhe kandidatin tjetër për Bashkinë e Tiranës, ndaj Edi Rama nuk duhet të ketë frikë nga mendimi dhe vota e qytetarëve"
"Edi Ram- tha Berisha- ka zgjedhur alternativën e rrugës së vetmisë dhe çdo ditë po rend me turravrap drejt shtëpisë së harresës politike".
"Zoti Edi Rama del nga sheshi në shesh me fyerje, sharje, mashtrime e trillime dhe mendon se shqiptarët i besojnë rrugës së vetme.... Shqiptarët janë ndarë një herë e përgjithmonë nga rruga e vetme. Çdo shqiptar ka rrugëne mundit dhe djersës së tij, e dinjitetit" - tha Berisha duke e akuzuar se ka votuar kundër çdo projekti në interes të qytetarëve shqiptarë, ka votuar kundër ujësjellësave, uljes së taksave, rrogave dhe pensioneve dhe ka bërë gjithçka për të futur vizat në kuti.
"Zoti Rama ka zgjedhur në fushatë moton fajin e ka Saliu. zoti Rama, dua ti them këtu se fajet që më njeh ti mue, uroj të më bëhen sa Tomorri sepse në atë rrugën tënde të vetmisë ti ke votuar kundër cdo projekti për qytetarët e Kucovës e të Shqipiërisë. Ti ke votuar kundër ujësjellësave, parqeve industriale, uljes së taksa ve, rritje së rrogave.. dhe ke bërë gjithcka për të futur vizat në kuti. "
Kryeministri e mbylli fjalën e tij duke bërë thirrje për të votuar kandidatët për “aleanca për qytetarin” si “Aleanca që hoqi vizat dhe po zhvillohet me shpejtësi dhe që udhëheq drejt integrimit të BE.”
(s.g/balkanWeb)