Apeli i Edin Xhekos: Dua të largohem
Volfsburg
Edin Xheko është tashmë një çështje në Gjermani. Dëshiron të largohet nga Volfsburgu, por klubi nuk e lejon. Tensioni është rritur së tepërmi. Edhe sepse Juve vazhdon t’i dërgojë mesazhe lojtarit boshnjak. Ai është shprehur: “Nuk më lënë të iki? Do të shikojnë si do të luaj”. Kjo ka irrituar drejtuesit. Të shtunën ka pasur një prapakthehu të pjesshme. “Ata që më njohin, e dinë se jap gjithnjë maksimumin. Dua të them vetëm se situata është e pazakontë për mua. Por shpresoj se do mund të largohem”. Sigurisht, nëse klubi vazhdon të kërkojë 60 milionë euro, nuk e merr askush. Juventusi është në dritare. Por ka kohë deri më 31 gusht.
#