Uest Hem në sulm për të marrë Bekhamin
ëndrra e Uest Hemit quhet Devid Bekham. Devid Gold, një nga dy pronarët e klubit londinez, ka dalë hapur në fakt në “Sunday Express, ku ka manifestuar synimin për të risjellë “Spice Boy”-n në Premier League me një objektiv të dyfishtë: ta mbyllë karrierën me “Hammers”-at dhe të ndihmojë klubin të marrë stadiumin olimpik, që do të bëhet “shtëpia” e re në vend të “Upton Park”. "Devid Bekham mund të luajë një rol fondamental në ndihmesë të Uest Hemit për të marrë stadiumin olimpik në 2013, ka thënë Gold, dhe ndoshta mund të luajë me ne në përfundimin e karrierës së tij”. Por e përjavshmja “People” zbulon interesin e madh të Gold e Sulivan për Ronaldinjon. Nëse nuk do të mund të vinte Bekham, Uest Hemi do të ishte i gatshëm të derdhte për milanistin 7 milionë euro, plus një rrogë prej 5,5 milionësh.
#