Apeli i Fullanit: Kujdes me borxhin. Rritja ekonomike, sa në vitin 2012
TIRANE- Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani apelon qeverinë që të tregoje kujdes me borxhin, në kushtet kur të ardhurat në buxhet nuk po realizohen sipas planit, ndërkohë që shpenzimet janë rritur, çka ka çuar në thellim të deficitit buxhetor.
“Shpenzimet fiskale shënuan një rritje vjetore prej 9.8 %, kryesisht si pasojë e rritjes së shpejtë të shpenzimeve kapitale. Të ardhurat fiskale kanë shënuar një rritje minimale, prej 0.3 % në reflektim të ecurisë së ngadaltë të aktiviteti ekonomik. Kjo ecuri e shpenzimeve dhe të ardhurave, buxhetore është materializuar në një deficit buxhetor 2 herë më të lartë se 4 muajt e parë të vitit të kaluar. Banka e Shqipërisë vëren se politika afatmesme dhe afatgjatë fiskale duhet të orientohet më shumë drejt ruajtjes së qëndrueshmërisë së bezhit publik, përmbushja e këtij objektivi, ndihmon në uljen e pasigurisë dhe të veprimeve të rrezikut. Borxhi i ulët dhe i kontrolluar publik krijon një ambient me të mirë për iniciativën private”, u shpreh Fullani.
Kreu i Bankës së Shqipërisë vlerëson se aktiviteti ekonomik në vend është ngadalësuar, si pasojë edhe e rënies së konsumit dhe investimeve private. Banka qendrore vlerëson se rritja ekonomike pritet të luhatet këtë vit në nivelin e rreth 1.7%, po aq sa edhe vitin e kaluar.
‘Aktiviteti ekonomik në vit pritet të rritet në norma të ulëta pozitive, pranë niveleve të vitit të kaluar. Kërkesa e huave dhe politika fiskale prite të japin stimul pozitiv, në rritjen ekonomike, nga ana tjetër konsumi dhe investimet fiskale do të kenë një ecuri të dobët dhe gjatë këtij viti”, theksoi Fullani.
Guvernatori ka theksuar se normat e rritjes së kredisë mbetet të ulëta, me vetëm 1.2 për qind në muajin mars. Sipas Fullanit, bankat po tregohen të kujdesshme, si pasojë edhe e situatës në Eurozonë.
(e.m/News24/BalkanWeb)