E Diel, 1 Nëntor 2026

Bllokohen produkte kozmetike të falsifikuara, QKKB: Dëmtojnë shëndetin

produkte-kozmetikeTiranë- Një sasi produktesh kozmetike të firmës AVENE janë bllokuar sot nga Policia e Tiranës dhe nga Qendra Kombëtare e Kontrollit të Barnave pasi rezultojnë të falsifikuara.

Sipas drejtorit të kësaj qëndre, zotit Arif Shahini, disa produkte të falsifikuara të firmës AVENE rezultojnë të dëmshme për shëndetin e konsumatorëve.

Shahini, tha se produktet e bllokuara, mund të jenë falsifikuar jashtë shtetit. Policia e Tiranës ka nisur procedim penal për këto produkte.

Ndërsa në bashkëpunim me QKKB-në, po punojnë për zhdukjen e tyre nga qarkullimi.

Ndërkohë që rrugët we kryeqytetit janëmbushur me shitës ambulantë që pretendojnë se tregëtojnë produkte të shëndetshme, ndësa nuk kanë asnjë dokument bashkangjitur që ta vërtetojë atë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›