Zbarkojnë ndërtimet pa leje tek Uji i Ftohtë, policia: Do të ndiqen penalisht
Vlorë- Një masiv inertesh është depozituar në vijën bregdetare në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë. Alarmi është dhënë nga Inspektoriati Ndërtimor pranë bashkisë së qytetit bregdetar.
Mësohet se gjatë orëve të natës së djeshme policia bashkiake dhe ajo e shtetit kanë nisur punën për të ndaluar punimet.
Dëshmitarë të zonës thonë se pranë vijës bregdetare ka gurë të shumtë si dhe një mjet skrep.
Sipas shefit të inspektoritait ndërtimor Besnik Karabolli puna në këtë zonë zhvillohet në orët e vona të natës.
Ai shprehet se janë marrë masat për të ndaluar këtë ndërtim të paligjshme në vijën bregdetare. Policia thotë se po punon për indetifikimin e subjektit që po ndërton biznes për sezonin e verës 2013, në mënyrë ilegale.
Inspektoriati Ndërtimor në Vlorë u bëri apel qytetarëve se do të ndjekë penalisht çdo person që ndërton pa leje në vijën bregdetare.
Zona më problematike e lulëzimit të ndërtimeve pa leje është ajo e Jonufres dhe Radhimës. Kryeministri Berisha tha vitin e shkuar së nuk do të lejojë ndërtimin e asnjë biznesi në vijën bregdetare, duke apeluar për ndaljen e babëzisë në këtë drejtim.