Martesa e parë homoseksuale, ja dy djemtë që shkruajnë historinë franceze
Francë- Do të jetë dita më e lumtur për Vincent Aubin dhe Bruno Boileau, të cilët do të jenë të martuarit e parë ligjërisht në Montpelier, pasi Franca miratoi ligjin për lidhje kurore mes çiftit të të njëjtit seks.
Por ata pranojnë se ekziston frika se do të ketë dhunë gjatë ceremonisë, nga kundërshtarët e legjislacionit të ri për lejimin e martesave mes homoseksualëve në Francë.
Paçka planeve për të festuar dhe për ta mediatizuar eventin në televizion e në ekrane në sheshin kryesor të qytetit, duket se nuk do të realizohen. Çifti do ta kalojë ceremoninë historike nën shoqerinë e familjes, miqve dhe dashamirësve.
Prindërit e Brunos rrëfejnë se janë të lumtur që erdhi ky moment dhe thonë se janë krenar për dasmën e djalit të tyre. “Ne jemi krenarë. Për ne është më e lehtë dhe është detyra jonë për të folur”,- tha Bruno.
Të dielën e kaluar një marshim masiv në Paris nga konservatorët, katolikët dhe krahu i ekstremit të djathtë që dolën kundër martesës së homoseksualëve u kthye në protestë të dhunshme, me më shumë se 350 arrestime.
Dorina Bilbili/IDEA/