E Shtunë, 31 Tetor 2026

Apeli i OSBE : Më 8 maj votoni integritetin

TIRANE- Ambasadori i OSBE-së Eugen Wollfarth i është drejtuar qytetarëve shqiptarë me një tjetër apel : Më 8 maj votoni integritetin”.
I pranishëm në ceremoninë e hedhjes së shortit për hetimin e pasurisë së 188 zyrtarëve në Shqipëri nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë, Wollfarth deklaroi “Zgjedhjet përbëjnë një mundësi shumë të mirë për votuesit që të marrin një qëndrim të tolerancës zero ndaj korrupsionit.

Në këtë kontekst do të inkurajoja të gjithë qytetarët të largohen nga ajo tradita e fortë e aleancave të verbra me partitë politike, dhe tu bëja thirrje që ta përdorin 8 majin për të hedhur votën e tyre për ata kandidatë që demonstrojnë se kanë një angazhim të fortë, për transparencën dhe përparimet e qeverisjes së mirë.”

Ëollfarth e cilësoi tepër të domosdoshme mbështetjen e shoqërisë civile, medias dhe vetë qytetarëve ndaj institucioneve shtetërore në luftën kundër korrupsionit.

Sipas tij, ILDKP mbështetet shumë tek ndihma që presin tu japë publiku nëpërmjet njoftimeve në lidhje me çështje të konfliktit të interesit duke përdorur linjat konfidenciale të telefonit dhe mekanizma të tjera.

Ndërsa kreu i ILDKP-së Adriatik Llalla u bëri thirrje qytetarëve të denoncojnë çdo rast korrupsioni në administratën publike duke u premtuar atyre se instituti do të shqyrtojë çdo denoncim me qëllim vënien para drejtësië të çdo zyrtari që shkel ligjin.
(s.g/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Apeli i OSBE : Më 8 maj votoni integritetin

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›