E Diel, 1 Nëntor 2026

Lëvizje në qeveri iku Basha, Nishani Ministër i Brendshëm

TIRANE-Ndërsa pak javë na ndajnë nga zgjedhjet lokale, mësohet se së shpejti do të ketë lëvizje në postet ministrore. TVNeës24 mëson se Ministri I Drejtësisë Bujar Nishani do të kalojë ne vendin bosh të Ministrit të Brendshëm që vetëm pak ditë me pare i përkiste Lulzim Bashës.

Pas largimit të këtij të fundit nga ky dikaster për të kandiduar për Bashkinë e Tiranës, kryeministri Berisha ka vendosur që Nishani të kalojë në drejtimin e Ministrisë së Brendshme.
Për Bujar Nishanin vendosja në krye të Ministrisë së Brenshdshme nuk është risi. Ai e ka drejtuar këtë dikaster nën qeverisjen “Berisha”.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›