E Shtunë, 31 Tetor 2026

Forum i hapur Basha u pergjigjet banoreve

Permes nje formati te ri amerikan te pa aplikuar me pare ne politiken shqiptare kandidati i Aleances per Qytetarin Lulzim Basha ka bashkebiseduar me qytetaret per projektin e tij per nje qytet europian. Permes skemes  pyetje-pergjigje Basha ka degjuar çdo problematike te qytetareve mbi kryeqytetin.

“Punësimi është prioritet numër një i qytetit, është dhe mbetet prioriteti im numër një. Taksat, fondi i garancive, një rol informativ në tregun e punë, zhvillimi i infrastructures si një përqasje e dyfishtë, së pari vende të menjëhershme pune, së dyti ulje e kostos së prodhimit dhe shërbimin për biznesin, pra më shumë para për biznesin, më shumë para për punësimin, më shumë para për rrogat; dhe dy fusha të tjera, investimi në arsimin professional, investimi në Tiranën turistike” tha Basha.

Me tej kandidati demokrat per Tiranen, Lulzim Basha pati nje takim elektoral dhe me banore te zones se Selites. Aty ai ka pare me nga afer gjendjen e investimeve te cilat prej kohesh mungojne ndonese qytetaret paguajne rregullisht taksat. Gjate bashkebisedimit me ta Basha eshte njohur dhe me fenomenin e prishjes se prones private ne menyre abuzive.

 Ne mbyllje te takimeve te tij Basha ka ndjekur dhe nje ndeshje futbolli mes nxenesve te shkollave te mesme të kryeqytetit ndersa shtoi se ne projektin e tij per sportin parashikohet dhe krijimi i tereneve te reja, por dhe nxitja e garave sportive mes shkollave dhe universiteteve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›