E Shtunë, 31 Tetor 2026

Apeli i Ramës: Të bashkojmë votat kundër Berishës

Kryesocialisti Edi Rama ka paralajmëruar bashkimin e votës me cilën do forcë politike vetëm për të rrëzuar qeverinë aktuale të kryeministrit Berisha.
 

Në një editorial të shkruar për aktivitetet 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, Edi Rama thotë se duhet larguar nga qeveria kryeministri Berisha deri më 28 nëntor të këtij viti dhe për këtë arsye lë të hapur mundësinë për bashkimin e votave me cilëndo forcë politike.
 

Kjo masë paraprake e Kreut të selisë rozë artikulohet në kohën kur, sic thotë ai ose qeveria duhet larguar para zgjedhjeve të 2013, se këto zgjedhje sipas tij do të vidhen sërish.

Premtime dhe vetëm fjalë, i ka cilësuar Kreu i opozitës deklaratat e Kryeministrit për festimet e 100 vjetorit, duke iu referuar këtu monumentit të Ismail Qemailit, stadiumit apo edhe Parlamentit të ri.

Dhe në këto kushte në editorialin e tij, Kreu i selisë rozë paralajmëron edhe për procesin integrues dhe statusin kandidat të Shqipërisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›