Takim Patozi-Ruçi për Presidentin e ri

Astrit Patozi dhe Gramoz Ruçi / Foto LSA
Dy kryetarët e grupeve më të mëdha parlamentare në Kuvendit po zhvillojnë një takim në kryesinë e Kuvendit. Astrit Patozi, kreu i grupit të PD-së dhe Edmond Spaho, anëtarë i kryesie i kësaj partie do të takohen me Gramoz Ruçin, kreun e gripit të PS-së dhe Saimir Tahirin, anëtar kryesie.
Takimi i përfaqësuesve të dy partive kryesore zhvillohet në kuadër të nisjes së negociatave për zgjedhjen e presidentit të ri. Takimet e mëparshme të tyre nuk është se kanë sjell ndonjë rezultat. Pritet se cili do të jetë fati i takimit të sotëm.
Pas tre ditësh në Kuvendit do të zhvillohet raundi i parë për zgjedhjen e kreut të shtetit. Deri tani, ende nuk ka një pakt për president konsensual dhe për këtë post ka vetë dy kandidatura të vetëshpallur, që janë Fatos Nanon dhe Neritan Ceta. /F.S/