E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Fryme të re në marrëdhëniet me Serbinë

Këtë deklaratë kreu i qeverisë e bëri nga Budva (Mali i Zi), në kudër të konferencës për Evropën  Juglindore, një takim i përvitshëm që organizohet nga Grupi i Mëngjesit të Lutjeve në Evropën Juglindore.

“Sot ne jemi një komb që jeton në vende të ndryshme, jemi të bashkuar në diversitet. Vendi im ka kënaqësinë te ketë marrëdhënie miqësore me Malin e Zi, me Kosovën, Maqedoninë dhe natyrisht do të punojmë për një frymë të re në marrëdhëniet tona me Serbinë, sepse te pranosh njëri-tjetrin dhe të punosh së bashku, kjo është e ardhmja”, u shpreh Berisha.

Ai e vlerësoi takimin si miqësor, në të cilin njerëzit bëjnë gjithçka për të rritur mirëkuptimin, duke besuar se bashkimi në diversitet është forcë, virtyt, energji e pashtershme, vlerë hyjnore dhe njerëzore.

“Sot ne jemi mbledhur në moton ‘Bashkim në Diversitet. Ne ketë pikë unë mbetem shumë shqiptar. Arsyet për ketë qëndrim duhet gjetur ne historinë e kombit tim, një histori mjaft e vështirë, por kombi mbijetoi sepse mbeti i bashkuar në diversitet. Gjatë historisë sonë, disa dekada me parë pati përpjekje përçarëse në baza fetare, por kombi mbeti i bashkuar. Më vonë, një pjesë e madhe e shqiptarëve të krishterë u kthyen në myslimanë. Historia mund të flasë”, shtoi kryeministri Berisha.
/Start/

                                                                                             2012-05-27 00:01
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›