Shkeli fushaten PD e LSI kerkojne gjobitjen e Rames

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kërkojnë gjobitjen e Edi Ramës me 500 mijë lekë për shkelje të fushatës. Përfaqësuesit e këtyre partive në KQZ, Njazi Kosovrasti dhe Ylli Manjani deklaruan se lideri socialist ka bërë propagandë përmes deklaratës së mbajtur pas kryerjes se votimit në njësinë nr7.
“Nuk ka ndodhur asnjëherë, asnjë drejtues i partive që të shfrytëzojnë këtë moment për të bërë fushatë dhe propogandë. Shenjat e dëshpërimit të kandidatit të Bashkisë së Tiranës janë të qartë. Më vjen keq që qytetarët tashmë e kanë ndarë mendjen se kujt do i japin votën.”- tha Kosovrasti.
Por fjala e tij u ndërpre nga Ristani i cili kërkoi te mos bëhet fushatë në KQZ. Kërkesa për gjobitjen e Ramës eshtë cilësuar jo e zakonshme nga përfaqësuesi socialist në komision Gjonçaj, sipas së cilit kërkesa bëhet pasi maxhoranca është në panik me këto zgjedhje.
Ndërkaq, në mbledhjen e rradhës së komisionit janë paraqitur problemet e rradhës, ndërkohë që mësohet se deri tani kanë votuar 21.8% e votuesve.