E Diel, 1 Nëntor 2026

Pjesemarrje e ulet ne votime Ristani Rreth 23

“Problematikat në krahasim me totalin e qendrave të votimit zënë 0.1 % të të gjithë totalit të qendrave të votimit. Jemi shumë më pak nga çkemi qenë në 2009-ën, e krahasuar me 2007-ën. Kjo është në nivelin e 20 % si pjesëmarrje deri në këto momente.

8 qendra mesa duket do jenë të pavlefshme lidhur me mundësinë për të dhënë rezultat dhe besoj se në rast se do të ndikojë në rezultatin e njësisë të pushtetit vendor do të kemi përsëritje të zgjedhjeve në njësi.

Megjithatë në tërësi, procesi në mbarë vendin procesi është i shpëtuar në pikëpamjen e pavlefshmërisë për shkak të bllokimeve të qendrave. Boja matrikulluese është e marrë në një shoqëri gjermane e njëjta që ka prodhuar herë tjetër.

Është e testuar në laboratorët dhe kjo bojë është e mirë. Tendenca duket se mund të jetë deri në mbyllje më e kënaqshme, por në zgjedhjet lokale kemi pasur një pjesëmarrje më të vogël se në ato të përgjitshme, pak më pak se 50 %. Por ka një trend që mund të jetë në ngritje”-tha Ristani.

Sipas KQZ-së pjesëmarrja në zgjedhje deri në orën 14:00 në qarkun e Beratit është 23.21 %, në qarkun e Dibrës 23.73 %, në qarkun e Durrësit 18.55 %, qarku i Elbasanit 25.29 %, qarku i Fierit 13.79 %, qarku Gjirokastër 25.34 %, Korça 23.68 %, Kukësi 25.39 %, Lezha 23.68 %, Shkodra 23.07 %, qarku i Tiranës 17.57 % dhe qarku I Vlorës ka një pjesëmarrje prej 16.34 %.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›