E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha me familjen pushon ne nje lokal ne Tirane

Pasi ka përmbushur detyrën e tij si qytetar duke votuar për kreun e bashkisë, së bashku me bashkëshorten, kryeministri Sali Berisha e ka parë të dielën edhe si një ditë pushimi.

Ai ka shfrytëzuar mungesën e angazhimeve politike duke i’u kushtuar familjes, veçanërisht nipave dhe mbesave.

Kreu i qeverisë ka shijuar ditën e ngrohtë për të pirë një kafe me bashkëshorten e tij Liri Berisha, vajzën Argita, bashkëshorten e djalit të tij dhe të gjithë nipërit e mbesat.

Në një lokal në periferi të Tiranës, zoti Berisha ka pasur më shumë kohë të flasë me familjen e tij pas një muaji të gjatë angazhimi në fushatën elektorale.

Përfundimi i fushatës duket se i ka pëlqyer më tepër vetë kryeministrit, pasi fundjavat e kaluara me mbesat e nipërit mbeten ato më të këndshmet për të.

Aurela Papadhima

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›