Rehn:2010, një vit vendimtar për ekonominë

Oli Rehn, komisionieri europian për çështjet ekonomike, ka deklaruar se viti 2010 do të jetë një vit vendimtar ekonominë europiane. Në fjalimin para Komitetit Ndërkombëtar Monetar dhe Financiar të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Rehn vuri në dukje se si është thelbësore të zvogëlohen rreziqet e ardhshme për kontribuuesit dhe nevoja për të krijuar instrumentet e duhura për të menaxhuar rreziqet që lindin nga institucionet tepër të mëdha për të falimentuar.
Sipas Rehn, progreset e bëra nga bankat dhe nga shtetet anëtare të BE-së për të rregulluar problemet e tyre kanë qenë jo homogjene.
"Pavarësisht se rimëkëmbja ekonomike "vazhdon siç ishte parashikuar, bilancet tregojnë se ende duhen zhdukur disa humbje dhe këto humbje mund të bëhen akoma më të mëdha nëse rritja ekonomike do të ngadalësohej"- pohoi Oli Rehn.
Rehn rikthehet duke i bërë thirrje disa qeverive të ndërtojnë plane konkrete, të komunikojnë qartësisht dhe të japin kontribut për strategjinë e daljes nga kriza, por megjithatë duke marrë në konsideratë faktin se këto strategji daljeje me masa të jashtëzakonshme mbështeten te ekonomia dhe mund të aktivizohen vetëm nëse do të jenë kushtet e nevojshme për një rimëkëmbje solide.