E Shtunë, 31 Tetor 2026

Apeli i Shkupit Minoritare plotesoni formularin

Ministri i Jashtëm maqedonas, Nikolla Popovski fton minoritetin maqedonas të plotësojë formularin e rregjistrimit të popullsisë dhe banesave në Shqipëri. Deklarata e ministrit Popovski u bë gjatë një conference për shtyp me ministrin e punëve të jashtme, Edmond Haxhinasto. Vizita e tij në Tiranë përkon me regjistrimin e censusit në dy vende, Shqipëri-Maqedoni.

"Të gjithë përfaqësuesit maqedonas të marrin pjesë në rregjistrimin e popullsisë në Shqipëri. Vlerat europiane janë ato që duhet të përcaktojnë të gjithë proceset. Qoftë nëse bëhet fjalë për një operacion matematikor sicc është regjistrimi i popullsisë, ashtu edhe për proceset politike për promovimin e vlerave", tha Nikolla Popovski, min i jashtëm Maqedonas.

Ministri i jashtëm, Edmond Haxhinasto theksoi se për Shqipërinë nuk janë të rëndësishme përqindjet, por zbatimi i të drejtave të minoriteteve. Ai gjithashtu u përgjigj edhe nëse rezultati final i censusit cilido qoftë ai do të jetë legjitim apo jo.

"Ligji aktual për censusin është bazuar pikërisht në zbatimin e standardeve dhe praktikave më të mira europiane përsa i takon një ushtrimi të tillë, sic është censusi", tha Edmond Haxhinasto, zv/kryeminister/ministër i Jashtëm.

Pjesë e diskutimeve Shqipëri-maqedoni ishin lëvizja pa pasaporta mes dy vendeve, njohja reciproke e patentave dhe lehtësimi I procedurave doganore. Ministri Popovski do të takohet gjithashtu me kryetaren e parlamentit, Jozefina Topalli dhe Presidentin e republikës, Bamir Topin.

Erjon Ajazi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›