Nobel nderohen tre shkencetaret imunologe

Tre shkencëtarët që zbuluan sekretet e sistemit imunitar nderohen me cmimin Nobel për mjekësinë duke celur dhe javën e ndarjes së cmimeve prestigjoze. Instituti Karolinska në Suedi bëri të ditur se cmimi i sivjetëm shkon për shkencëtarin amerikan Brus Bojtler, për shkencëtarin nga Luksemburgu Jules Hoffmann, dhe kanadezin Ralph Steinmen, nën motivacionin se “ kanë revolucionarizuar konceptimin e sistemit imunitar duke zbuluar parimet kryesore për aktivizimin e tij".
Të tre kanë punuar për shpikjen e vaksinave të reja për rritjen e imunitetit të lindur dhe atij të fituar gjatë jetës të zbuluar nga Steinman. Beutler ka hedhur themelet për një një valë të re vaksinash të ashtuquajtura "Vaksina terapeutike" që stimulojnë sistemin imunitar kundër inflamacioneve por dhe tumoreve e sëmundje të tilla si artriti reumatoid, apo sëmundja e lëkurës psoriaza etj; ku komponentët e sistemit të vetë-mbrojtjes përfundonjë duke sulmuar indet e trupit të vet.
Së bashku me Hofman kanë zbuluar proteinat receptore që mund të përkapin mikrorganizmat që sulmojnë trupin e më pas aktivizojnë sistemin imunitar. Ndërsa Ralph Steinman zbuloi qelizat dendrike dhe kapacitetin e tyre unik për të aktivizuar dhe rregulluar kundërpërgjigjen imunitare Bojtler dhe Hofman do ta ndajnë mes tyre çmimin që kap vlerën prej 10 milionë krunave suedeze (1.46 milionë dollarë), ndërsa Steinmeni ka fituar gjysmën tjetër.
Delina Bitraku