E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermani lirohen 4 islamiste te dyshuar per terrorizem

Policia gjermane ka liruar katër islamistë të dyshuar në landin e Renanisë Veriore - Vestfalisë dhe të Hesenit; të arrestuar gjatë ditës së djeshme. Tre personat e arrestuar në Bon dhe i katërti në Ofenbah, janë liruar sërish njoftuan policia dhe prokuroria. 

Sipas të dhënave të policisë për katër personat të moshës 22 deri në 27 vjeç dyshohej, se kanë bërë përgatitje për një akt penal me rrezik për shtetin, pasi ata kishin siguruar armë në mënyrë ilegale. Megjithatë provat e sekuestruara materiale ishin të pamjaftueshme për të  ngritur zyrtarisht akuzat. Arrestimet janë bërë në kontekstin e festimeve që po zhvillohen në Bon me rastin e 3 Tetorit, Ditës së Ribashkimit të Gjermanisë.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›