Apeli i Vlorës, KLD shkarkon të tretin
• Shkarkohet gjyqtari i tretë në Apelin e Vlorës. KLD me shumicë votash vendosi dje të largonte nga detyra e gjykatësit, Sokol Ngresin, pasi më parë kishte vendosur të njëjtën gjë për ish-shefen e tij Gjinovefa Gaba dhe kolegun Vasil Hanxhari.Fatos Mahmutaj Shkarkimi i Ngresit u bë pas kërkesës së ministrit të Drejtësisë, i cili pohoi se inspektorati kishte gjetur shkelje në dosjet e gjykuara nga Ngresi nga qershori 2004 deri në të njëjtin muaj të vitit të kaluar, kur u krye kontroll në Apelin e Vlorës. Po dje, KLD mori në shqyrtim në pikën e parë të rendit të ditës, rishikimin e procedurave për emërimin e kryetarëve të gjykatave të rretheve gjyqësore dhe apeleve. Për këtë, KLD vendosi krijimin e një grupi pune për përcaktimin e procedurave specifike, në prezencë të së cilit do të jenë anëtarë të grupeve të interesit, si avokatë, gjyqtarë, prokurorë, intelektualë, ekspertë të së drejtës, pedagogë dhe shumë përfaqësues të tjerë të komunitetit. Presidenti Kreu i KLD-së, Presidenti Bamir Topi pohoi në fjalën e tij hapëse të mbledhjes së djeshme pohoi se “pavarësisht nga pozicioni, apo nga kompetencat e mirëpërcaktuara, kryetari i gjykatës, që do të zgjidhet, në mënyrë të paevitueshme është imazhi i trupës gjyqësore që ai kryeson dhe standardi që ai reflekton në marrëdhënie me të tretët, duhet të demonstrojë gjithnjë e më shumë përfaqësuesin e gjyqësorit me integritet profesional dhe moral”. Sipas kreut të shtetit kjo do të thotë se metodika e përzgjedhjes të krerëve të gjykatave, duhet të jetë një metodikë shkencore dhe duhet të bëhet në mënyrë shumë objektive. Kreu i shtetit tha se kjo do të ndodhë larg subjektivizmave, jashtë influencave të segmenteve të caktuara, që pa e paragjykuar, por, në një vlerësim shumë parimor mund të jetë nga vetë gjyqësori, mund të jetë nga komuniteti, mund të jetë nga politika, mund të jetë nga institucionet, dhe duhet të bëhet në një proces të pastër. KontrolletNë mbledhjen e djeshme, KLD shqyrtoi gjithashtu tematikën e kontrollit të veprimtarisë së kryetarëve të gjykatave të Faktit e Apelit, kontroll i cili do të realizohet në bazë të një vendimi të Këshillit, të dhjetorit të vitit të kaluar. Inspektorët që do të nisin punën nëpër gjykata brenda pak ditësh do të kenë si tematikë të kontrollit verifikimin e ofrimit të një shërbimi gjyqësor transparent, ndarjen e çështjeve gjyqësore me anë të shortit elektronik, evidentimin e rolit të kreut të gjykatës lidhur me verifikimin e disiplinës formale në punë të gjyqtarëve, referuar kjo dhe në shkaqet e shtyrjes së seancave gjyqësore për mospjesëmarrje të gjyqtarit. Kontrolli synon edhe inspektimin dhe vlerësimin e punës të kryetarëve të gjykatave, të cilëve nuk iu ka mbaruar mandati katërvjeçar. Tematika e kontrollit• Verifikimi i ofrimit të një shërbimi gjyqësor transparent • Verifikimi i ndarjes së çështjeve gjyqësore me anë të shortit elektronik• Etika e gjyqtarëve • Disiplina e gjyqtarëve• Evidentimi i rolit të kryetarit të gjykatës lidhur me verifikimin e disiplinës formale në punë të gjyqtarëve• Shkaqet e shtyrjes së seancave gjyqësore për mospjesëmarrje të gjyqtaritKomuniteti që përzgjedh kryegjyqtarët• Trupa gjyqësore• Prokurorët pranë gjykatës• Avokatët pranë gjykatës• Juristët pranë gjykatës• Palët në procese të ndryshme penale e civile• Intelektualët• Komuniteti