“Art Book Sky” në Prishtinë
Ngritja e “The Contemporary Arts Library” ka filluar më 2005-n. 10 mijë libra u dhuruan nga artistë e institucione të vendeve Perëndimore
Librat e artit janë të shtrenjtë, nganjëherë shumë të shtrenjtë. Bibliotekat e kanë të vështirë të blejnë libra arti. Këtë e dinin edhe studentët e Städelshule në Frankfurt, që ideuan The Contemporary Arts. Ngritja e “The Contemporary Arts Library” ka filluar më 2005-n. Studentët nga Frankfurti i shkruan artistëve, institucioneve artistike dhe shtëpive të botimit në Gjermani, Londër dhe Nju-Jork dhe i pyetën ata nëse mund të dhuronin libra arti për Kosovën. 9 mijë libra u mblodhën. Ato u dërguan në Kosovë. Po çfarë ndodhi me librat? Librat në Kosovë u vendosën në një dhomë në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë. Dhoma u mbyll me kyç dhe askush nuk mund të mbërrinte te librat. Në Prishtinë shpresonin që Gjermania të paguante edhe një bibliotekare për administrimin e librave. Por kjo nuk ndodhi. Tre artistë morën në dorë vazhdimin e projektit, Judith Raum, Elke Marhöfer dhe Shannon Bool. "Ne menduam se projekti duhet të vazhdonte. Librat duhet të ofroheshin për të gjithë", - thotë Judith Raum, artiste nga Berlini. Artistët kërkuan financim nga Ministria e Jashtme gjermane dhe organizuan në janar një workshop në Prishtinë. Salla e librave u hap dhe njerëzit mbërritën te Judith Raum. "Ne nuk kemi më nevojë të merremi me çelësat. Biblioteka Kombëtare ka filluar me krijimin e katalogëve dixhitalë dhe Akademia e Arteve në Prishtinë, që ndodhet 200 metra larg, e ka të qartë se Biblioteka e Librave të Artit është pjesë e saj. Të gjithë studentët dhe profesorët e dinë tashmë. Tani në Bibliotekë duhet të shkojnë sa më shumë njerëz". Pjesa më e madhe e rreth 10 mijë librave ishin të dhuruar nga artistë e institucione dhe shtëpi botuese të vendeve Perëndimore, të publikuara në Londër, Frankfurt, Nju Jork etj. "Ne pamë në vendet e tjera, për të mbledhur mendime të tjera alternative dhe diskutime të tjera, për tema të caktuara", - shpjegon Raum. Pasi u mblodh një fond që mund të quhet i rëndësishëm për diskursin modern në art, tre artistët filluan vendosjen e kontakteve me artistë dhe institucione artistike në Hungari, Poloni, Kosovë, Serbi. Institucionet nga këto vende kanë dërguar në Arts Library kryesisht kontribute që lidhen me artin dhe nacionalizmin, revolucionin, ose praktikat kolektive. Ideja ishte që projekti të hapej dhe të kthehej në vend këmbimi për artistë të ndryshëm. Por jo vetëm kaq. Me publikimet e reja që dhurohen është krijuar një bibliotekë mobile. "Ne donim ta shumëfishonim përvojën tonë. Biblioteka me 500 deri 1000 libra, të ngarkuar në rafte multifunksionale, mund të ngrihet në vende të ndryshme për 5 deri 6 ditë. Kështu, ne do të udhëtojmë në vjeshtë në vende të tjera ku librat jo vetëm që do të prezantohen, por edhe do të përdoren nga vizitorët.
20 Shkurt 2008