Fshihej me emer te rreme kapet i kerkuari per vrasje
Nje i denuar per vrasje te dyfishte ne vitin 1992 dhe i arratisur nga burgu ne vitin 1997 eshte arrestuar ne Belgjike per llogari te drejtesise shqiptare. Dje autoritetet belge kane arrestuar ne qytetin Aalst shqiptarin e kerkuar Gezim Halitaj 42 vjec nga Kruja. Gjykata e ketij qyteti e ka denuar ate me 25 vjet burg per vrasje. Vrasja per te cilen akuzohet Halitaj ka ndodhur me date 14 korrik 1992 rreth ores 2015 kur i arrestuari bashke me Sokol dhe Perparim Halitajn kane pasur nje grindje me shtetasit Gani dhe Ajet Halitajn. Me pas Gezim Halitaj ka marre nje arme shotgun dhe ka qelluar ne drejtim te ketyre dy shtetasve duke shkaktuar vdekjen e tyre. Ai fshihej ne Belgjike me emrin e rreme Bashkim Ademi qe prej vitit 1997 kur u arratis nga burgu.