E Diel, 1 Nëntor 2026

Apeli i eurodeputetëve të majtë: Kriza, pasoja për integrimin

Para miratimit te rezolutes per Shqiperine dy zyrtaret e larte te Parlamentit Europian, perfaqesues te se majtes, Viktor Boshtinaru dhe Xhani Pitela kerkusn zgjidhjen e krizes politike ne vendin tone. Nenkryetari i delegacionit te PE-se per Europen Juglindore Viktor Boshtinaru tha se pa u zgjidhur kriza, nevojat europiane te Shqiperise rrezikojne te demtohen.

“Edhe nëse shohim përmbajtjen e kësaj rezolute dhe lexojmë ashtu sic thuhet çdo fjalë dhe fjali të saj keni për të kuptuar menjëherë dhe shpresoj që këtë ta bëjë edhe kryeministri se ka një nevojë dramatike për një zgjidhje politike. Kjo është shumë e rëndësishme dhe ky ndoshta është elementi më i rëndësishëm që mund të hasë Shqipëria për të hapur së shpejti negociatat. Nëse nuk gjendet një zgjidhje e tillë politike kjo mund të dëmtojë nevojat europiane të Shqipërisë. Ky nuk është një mesazh, për njërën parti, por të gjithë vendin dhe popullin shqiptar” tha Boshtinaru.

Xhani Pitela, nenkryetari i Parlamentit Europian tha se rezoluta eshte shprehje e raportit te privilegjuar mes Europes dhe Shqiperise, por hetimi i zgjedhjeve eshte domosdoshmeri.

“Nuk mjafton të thuash që PS në një gjest vullneti shumë të mirë hyri në parlament. Duhen sqaruar modalitetet me të cilat janë zhvilluar zgjedhjet. Duhet sqaruar përse janë verifikuar hile, nëse janë verifikuar të tilla. Duhet arritur një qartësi e përgjithshme që i bën mirë të gjithë demokracisë shqiptare. Të gjithë atyre që duan që sistemi politik në Shqipëri në tërësinë e tij të punojë, që zgjedhjet e ardhshme politike të mund të zhvillohen me atë siguri që është e domosdoshme në sistemet demokratike” tha Pitela.

Ndarja e shqiptareve per krizen politike u transmetuar edhe tek politikanet europiane te cilet kane vleresime te ndryshme. Pak dite me pare kreu i te djathteve europiane Xhozef Doll tha se ne Shqiperi nuk ka krize politike sa kohe qe socialistet jane ne parlament.

Dorian Kodra < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›