E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta: Zgjedhjet nuk do të shtyhen. Kreu i LSI: Nuk jam në garë për kryebashkiak

Askush nuk do te lejojë qe ne zgjedhjet vendore te 2011 te te perseritet situata e kater viteve me pare, pra qe procesi te shtyhet pertej afatit kushtetues. Kete qendrim shprehu numri dy i qeverise, njekohesisht kreu i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta, ne nje interviste ne “Studio e Hapur” me gazetaren Eni Vasili. Zoti Meta beri te qarte se nese opozita nuk bashkepunon per reformen zgjedhore, zgjedhjet do te behen me kodin ekzistues dhe se Edi Rama nuk do te mund te shtyjë procesin sic beri ne vitin 2007.

”Ju mendoni se vërtet dikush do të pranojë që një njeri nga frika dhe pasiguria nga humbjes së pozitës së kryetarit të bashkisë do të mund që në mënyrë destruktive dhe jodemokratike të shtyjë sa të mundet zgjedhjet me qëllim që të vazhdojë të jetë kryetar bashkie përtej mandatit kushtetues? Sigurisht që kjo gjë nuk mund të ndodhë” tha Meta.

Kreu i Levizjes Socialiste per Integrim thote se nuk do te jete ai perballe Edi Rames ne garen per bashkine e Tiranes.

“Nuk është se kam ndonjë sfidë personale më zotin Rama dhe asnjëherë nuk kam pasur një gjë të tillë. Ia kam thënë edhe atij, por ai asnjëherë nuk e ka besuar. Së dyti, besoj se ka dhe plot kandidatë të tjerë që garantojnë ndryshimin e kryeqytetit” tha Meta.

Ai theksoi se zgjedhje do te kete edhe nese Partia Socialiste do te bojkotojë.

“Këto janë zgjedhje administrative. Në çdo rast të jeni të sigurt se do ketë konkurencë. Njerëzit kryesisht votojnë për individët, votojnë për kandidatët. Gjithmonë ka patur surpriza” tha Meta.

Zoti Meta foli edhe per arrestimin e nje punonjesi te ministrise qe ai drejton, qe kerkohej ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes per trafik droge.

”Rasti në fjalë është një spekulim shumë i pastër i opozitës sepse nuk kemi të bëjmë aspak me një funksionar të lartë të shërbimit diplomatik, madje kemi të bëjmë me një që nuk është fare pjesë e shërbimit diplomatik. Të marrësh statusin e diplomatit ka një ligj të caktuar, ka një rregull të caktuar dhe unë kam qenë shumë i vëmendshëm dhe jam shumë i vëmendshëm që këto t’i zbatoj me rigorozitet” tha Meta.

Referuar qendrimit te opozites, ai tha se ajo po synon te krijojë nje krize artificiale ne vend, permes shpifjes, perhapjes se panikut, cenimit te sigurise kombetare dhe te demtimit te kredibilitetit te vendit vetem per shkak te pasigurise qe ka Edi Rama per te ardhmen e tij politike.

Taulanta Boja < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›