Rrëzohet kandidatura e Topit. PD kundër Sokol Çomos, PS bojkoton
Vetëm Medi Bici nga të zgjedhurit e presidentit për në Gjykatën e Lartë ka marrë miratimin e maxhorancës për t’u votuar pozitivisht në seancë plenare. Nëpërmjet relacioneve Komisioni i ligjeve i kërkon deputetëve në seancën e të enjtes tjetër, të rrëzojnë kandidaturën e Sokol Comës, ndërsa do të shprehet më vonë për Vexhi Mucmatën.
"është një kandidaturë që garanton besueshmëri dhe jep garanci për publikun e gjerë në dhënien e drejtësisë për një gjykatë të pavarur, profesionale dhe të pakorruptuar, i propozoj këtij komisioni të nderuar miratimin e kësja kandidature", thote Dashnor Sula, deputet i PD, relator.
"I propozoj Kuvendit që të miratojë në seancën plenare rrëzimin e kandidaturës për anëtar të Gjykatës së Lartë, zotit Sokol Como, si një kandidaturë me mangësi dhe mungesë besueshmërie në integritetin profesional dhe moral", u shpreh Fatos Hoxha, relator.
Ndërkohë më herët, pas refuzimit të kërkesës së saj për me tepër kohë për të shqyrtuar 3 kandidaturat, opozita u largua nga salla. Duke e quajtur të paracaktuar fatin e të zgjedhurve të Topit, Fatmir Xhafa deklaroi se procesi është tejet politik.
"është përcaktuar te zyra e kryeministrit, dhe kjo është e qartë. Problemi që po kërkojmë ne është të na jepni kohën e nevojshme për të bërë një debat. Dhe cfarë? Në fund do të përfundojë me kartonat tuaj", tha Fatmir Xhafa, deputet i PS.
"Partia juaj me sa duket, dhe nga relacionet dhe nga mënyra e të sjellurit, për herë t dytë po i rrëzon në mënyrë masive, njëherë 100 për qind të kandidaturave, një herë 2/3 e kandidaturave të presidentit, i cili nuk është i partisë sonë", u shpreh Pandeli Majko, deputet i PS.
Elona Gjylmi < I mëparshmi