Apeli i fal 5 vite burg Alman Keres
Tirane- Trafikoi te mituren me te cilen ishte fejuar sipas zakoneve, Gjykata e Apelit per Krime te Renda e denon vetem me 10 vjet burg e 4 milione leke gjobe. I pandehuri Alman Kera, i akuzuar per vepren penale te "trafikut te femijeve", eshte denuar me 5 vite me pak se Shkalla e Pare. Vendimi eshte dhene dje nga togat e zeza te kesaj gjykate. Nga hetimet e kryera nga prokuroria, i pandehuri Kera eshte fejuar me Sose A. Si iniciator per kete fejese eshte bere shtetasi Vladimir P., i cili eshte njohur me te pandehurin ne nje lokal ne Laprake dhe i ka propozuar ta njohe me nje vajze nga Shkodra. Per kete mbleseri do perfitonte nje shume simbolike prej 10 mije lekesh. Njohja eshte bere me anen e kusheririt te tij te pare, i cili njihte nga afer familjen e vajzes dhe qellimi ishte fejesa dhe martesa e ciftit. Dy te rinjte kane rene dakord dhe 34-vjecari ka marre ne kryeqytet te mituren. Madje, familja e vajzes i ka dhene mblesit shumen prej 10 mije lekesh, sic e ka zakoni, per njohjen e bere. Vajza e trafikuar, Sose A. mesohet ta kete kuptuar qellimin e te pandehurit Kera kur ishin ne Kukes, aty ku dhe e ka shfrytezuar per here te pare si prostitute dhe ka shkuar me disa kliente. Me pas eshte derguar drejt Kosoves, ku ka punuar si kameriere ne Ferizaj. Sipas deshmise se dhene nga ana e vajzes para oficereve te Policise Gjyqesore por edhe gjate gjykimit ne Shkalle te Pare, ne Kosove ajo ishte keqtrajtuar nga ana e te pandehurit. Pas largimit dhe rikthimit ne vendin tone vajza ka bere edhe kallezimin.