E Shtunë, 31 Tetor 2026

I denuar per trafik droge, kapet pas 4 vitesh

DURRËS - Ishte i denuar nga Apeli, por kishte mundur t'i fshihej policise per kater vjet. Mbreme u arrestua ne Rinas, 54-vjecari nga Durresi, i cili ishte i denuar per transport te lendeve narkotike. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policise se Qarkut te Durresi bene te ditur se 54-vjecari u ndalua mbremjen e kaluar nga forcat e Komisariatit te policise se Rinasit. I arrestuari, Eqerem Dashi, lindur dhe banues ne Durres, ishte shpallur si i kerkuar kater vjet me pare. Te njejtat burime bene te ditur se Dashi ishte denuar ne mungese nga Gjykata e Apelit ne dhjetor te vitit 2004, me nje vit e 28 dite heqje lirie, pasi u shpall fajtor per "mbajtje dhe transportim te lendeve narkotike" dhe per "dhenie ndihme per kalim te paligjshem te kufirit". Gjate kesaj periudhe ai ishte fshehur jashte vendit, deri mbremjen e kaluar kur kontrolloret e policise se kufirit ne Rinas e ndaluan dhe e dorezuan tek policia e Durresit.

A. Cena


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›