E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e shqiptarit, denohet me 78 vjet burg

ASKOLI PICENO - Vrasja dhe djegia e Petrit Kecit, ne 25 janar te ketij viti u ka kushtuar 78 vjet burg tre shqiptareve ne Itali. Gjykata e Askolit, e drejtuar nga Aleksandra Paniqi, ka denuar dy shqiptare me nga 30 vjet, nderkohe qe nje tjeter e ka denuar me 18 vjet heqje lirie. Ervis Cela e Fatos Hiceni dhe Ardin Cela, jane denuar per vrasjen dhe me pas djegien e trupit te Petrit Kecit, 30 vjec, ne vitin janar te 2008, ne nje zone periferike te Askolit. Ervis Cela e Fatos Hiceni jane denuar me nga 30 vjet burg, nderkohe qe Ardin Cela, qe eshte vellai i Ervisit eshte denuar me 12 vite heqje lirie. Ngjarja sipas te dhenave kishte ndodhur per kontrollin e territoreve te prostitucionit ne kete zone dhe tre te denuarit per te perfituar sa me shume jane hakmarre ndaj Kecit. 30-vjecari ishte vrare ne menyre barbare ne Acquaviva Picena, ne 25 janar te ketij viti, nderkohe qe me pas atij i eshte vene flaka duke u shkrumbuar.

A. Cena


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›