E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhambazi: Une vetem ndermjetes

Tirane- Shitja e femijes, rrefehet para gjykates i pandehuri Alfred Xhambasi. Per nje ore me radhe ai ka treguar rrugen sesi eshte kryer shitja dhe trafiku. "Nje dite takova nje vajze me emrin Anjeza tek Taivani, e cila me tha se donte nje femije per motren e saj. Pasi takova Lumen e cila donte qe te shiste femije, ajo me kerkoi qe une te shkoja bashke me te dhe te prezantohesha si vellai i saj, per t'i treguar seriozitet", ka nisur te tregoje i pandehuri Xhambasi. Sipas tij Anjeza, vajza me te cilin kishte rene ne dashuri, i kishte kerkuar ketij te fundit qe te pyeste Lumen se edhe sa kohe donte qe femija te lindte. Pasi ka arritur te gjeje nje femije te daja i te pandehures Drita Sul, ai kishte udhetuar drejt Gjirokastres. Se bashku me Xhambasin mesohet te kene qene e pandehura Drita Sula, Zana Shoshari dhe femija. "Ne Kakavije per kalimin e femijes do te na ndihmonte Ervehe Rizvo me te shoqin. Keta i kishin kerkuar 2500 euro per te kaluar femijen, per te cilin i ati i tij kerkonte 300 mije leke, per ta shitur. I pandehuri i ka shpjeguar trupit gjykues te kryesuara nga ana e gjyqtares Nertila Kosova se e dashura e tij, i kishte premtuar se do t'i jepte 500 mije leke ku 200 prej te cilave ai do t'i mbante per vete. Gjate momentit te deklarimit te tij, e pandehura Ervehe Rizvo ka kundershtuar theniet duke u shprehur vetem qe nuk eshte e vertete. Vete Xhambazi i ka bere me dije gjykates qe ai nuk ka trafikuar njeri, vetem ka ndihmuar te dashuren e tij pasi motra donte nje femije. Sipas tij me trafik jane marre te pandehurit e tjere. Nga ana tjeter avokatet kane kerkuar serish ripyetjen e gazetares e cila ishte infiltruar me emrin Anjeza. Kater te pandehurit akuzohen per vepren penale te "trafikimit te femijeve i kryer ne bashkepunim". Ne seancen e radhes prokuroria do te kerkoje pyetjen e te pandehurve te tjere ne lidhje me kete ngjarje. Ndersa gjykata do te vendose nese do te pranoje pyetjen serish te gazetares apo jo.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›