E Diel, 1 Nëntor 2026

Zihen per nje femer, shkon i plagosur ne spital i riu

TIRANË - Nje zenke per nje femer ka ndodhur pasditen e djeshme ne kryeqytet. Dy te rinjte, emrat e te cileve nuk jane bere te ditur, kane shkembyer grushte te shume jashte rrethimit te gjimnazit "Aleks Buda", ne Laprake pasi dilnin me te njejten vajze. Por ngjarja ka precipituar dhe me shume. Njeri prej tyre, 19 vjec ka nxjerre nje thike qe e mbante me vete dhe ka qelluar me te ne kembe, rivalin e tij, 18 vjec. Ngjarja ka ndodhur ne kohen kur nga shkolla kane dale te gjithe nxenesit dhe deshmitaret ne vendin e ngjarje kane qene te shumte. Menjehere jane marre ne telefon uniformat blu dhe ne drejtim te shkolles kane shkuar disa patrulla. Sipas te dhenave, i demtuar eshte derguar me urgjence ne Spitalin Ushtarak, ku ka marre ndihmen e pare mjekesore dhe bluzat e bardha thane se, ai nuk ka rrezik per jeten. Nderkaq qe shume shpejt eshte vene ne pranga dhe i dyshuari per kete krim, i cili eshte bashkemoshatare me rivalin e tij. Policia ka marre deshmite e personave qe ndodheshin ne vendin e ngjarjes dhe aty ka zbardhur dhe shkakun e vertete, qe ka qene nje vajze qe ngacmohej nga te dy te rinjte, qe sic duket kane pasur konkurrence te forte mes tyre. Sipas te dhenave, kjo nuk ishte hera e pare qe te rinjte kane pasur perplasje mes tyre. Dhe me pare, ata kishin pasur zenka per shkakun e njejte. Policia tha se, ndaj 19-vjecarit ka ngritur akuzen e "plagosjes se rende me dashje", nderkohe qe pas kesaj, dosja se bashku me akuzat jane derguar ne Prokurorine e Tiranes.

A. Cena

Shkaku

Policia ka marre deshmite e personave qe ndodheshin ne vendin e ngjarjes dhe aty ka zbardhur dhe shkakun e vertete, qe ka qene nje vajze qe ngacmohej nga dy te rinjte, qe sic duket kane pasur konkurrence te forte mes tyre.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›