Rezoluta e dy ish presidenteve Topi te mbledhe tryezen

Forumi Civil, ne krye te te cilit jane dy ish presidentet Alfred Mosiu dhe Rexhep Mejdani, kane mbajtur tryezen ne fund te te cilit kana miratuar nje rezolute. Dokumenti i cili do ti dorezohet presidentit te republikes Bamir Topi, ka ne thelb sugjerimin e thirrjes prej tij te tryezes se partive politike. Ish presidenti Moisiu deklaroi se pasuesi i tij ne detyre Topi te nderhyje me autoritetin e perfaqesuesit te unitetit te popullit duke thirrur ne te njejten tryeze perfaqesuesit me te larte te forcave politike ne vend.
"Unë gjykoj se forumi jonë mund të bëjë një sugjerim të tillë e cila duhet parë në një tryezë partiake që mendoj unë që duhet ta thërrasë presidenti i republikës, dhe pikërisht mendoj që nëse nuk arrihet një tryezë, nuk shoh të bëhet kjo duke takuar njëherë njërin e njëherë tjetrin", tha ish presidenti Alfred Moisiu.
"Jam dakord që ti bëjmë thirrje presidentit të Republikës por realisht kjo klasë politike që drejton sot Shqipërinë, si maxhoranca dhe opozita, nuk i kanë lënë asnjë lloj kompetence kushtetuese", u shpreh politikani Aleksandër Biberaj.
Por pjesemarres ne tryezen e forumit civil, vune theksin tek probleme te medha qe sipas tyre cojne vendin here pas here ne situata te renda, nje nga te cilat eshte ajo e zgjedhjeve, apo e korrupsionit . Nje tjeter pike ku ata vune theksin eshte roli i nderkombetareve qe sipas tyre duhet te jene me te qarte dhe me te prere ne qendrimet e tyre.
"Thellë thellë të gjithë ne jemi shumë kritik ndaj ndërkombëtarëve kur flasim me njëri tjetrin. Do kishte dashur të ishin qëndrime më të qarta. Kështu që unë mendoj që ne mund të bënim një thirrje për uljen, mbledhjen e opozitës dhe maxhorancës në një tryezë rreth dy tre cështjeve të cilat janë të pakontestueshme dhe në fund të fundit janë prioritetet politike shqiptare", tha Pëllumb Xhufi, politikan.
Deklarata e forumit civil permban thirrjen ndaj partive politike te kene kujdes qe ne demostrata te shmangen aktet e dhunes, te shmangin dhunen verbale gjate komunikimeve publike, u behet apel qeveritareve dhe forcave te rendit te garantojne te drejten e tubimeve paqesore, gjithashtu u behet thirrje drejtuesve te pushtetit legjislativ dhe egzekutiv te respektojne institucionet e pavarura vecanerisht ato te drejtesise.
Rovena Mocka