Apeli i presidencës belge të BE: Zgjidhni krizën brenda nëntorit
Në të parin prezantim publik pas marrjes së presidencës 6-mujore të Bashkimit Europian nga vendi i tij, ambasadori belg i bën apel politikanevë shqiptarë të gjenë zgjidhje për krizën brenda 5 muajve. Ndonëse jo me seli në Tiranë, Mark Mishelsen, në emër të BE-së thotë se pret sinjale si nga opozita ashtu dhe maxhoranca për një zgjidhje transparente dhe kushtetuese.
• Kriza, Berisha: Gati për negociata
• PS gati për komision hetimor
"Gjatë takimeve që pata me 4 politikanët shqiptarë diskutuam edhe për situatën e brendshme në Shqipëri. U përcolla atyre mesazhin se duhet të ketë më tepër progres dhe se ne na duhen sinjale pozitive. Prandaj kemi shprehur shqetësimin për ngërcin politik në Shqipëri, ngërc i cili ka të bëjë me mungesën e dialogut dhe moszgjidhjen e cështjeve të mbetura nga zgjedhjet e kaluara. Deri në nëntor KE do japë opinionin për Shqipërinë dhe mbi bazën e tij do të punojë edhe presidenca belge. U bëj thirrje politikanëve që takova, që ti shohin këto cështje në mënyrë transparente dhe kushtetuese. Të bashkëpunojë si opozita ashtu edhe maxhoranca për të gjetur zgjidhjen. Kanë mbetur ende disa muaj nga nëntori dhe shpresa jonë është që të vijnë sinjalet. Shpresoj që rezoluta e PE të lexohet me kujdes nga politikanët shqiptarë dhe të bëhet bazë për të ecur përpara", deklaroi Marc Mishelsen, ambasador i Belgjikës në Shqipëri.
Janë 5 prioritete kryesore të presidencës belge, ndër to dhe zgjerimi, i cili sipas Mishelsen nuk do të frenohet ashtu sic pretendon Gjermania. Po ashtu dhe vizat do të bazohen vetem në kritere teknike. Ambasadori i Belgjikës për Shqipërinë me seli në Romë, i prezantoi gjatë paradites së të hënës programin e presidencës belge kryeministrit Berisha, kreut të shetit Topi, kryeparlamentares Topalli dhe ministrit Meta.
Elona Gjylmi Azhornuar së fundi ( e hënë , 12 korrik 2010 ) < I mëparshmi