E Diel, 1 Nëntor 2026

PS gati për komision hetimor, Klosi: Drejtimin dhe shumicën

Partia Socialiste kerkon ngritjen e menjehereshme te komisionit hetimor te zgjedhjeve te kaluara bazuar edhe ne rezoluten e Parlamentit Europian. Sekretari organizativ Blendi Klosi tha se shumica e opozites ne komision eshte e panegociueshme.

"Partia Socialiste e ka pranuar zgjidhjen e ofruar nga rezoluta e Parlamentit Europian dhe në emër të integrimit dhe interesave madhore të vendit është e gatshme të fillojë menjëherë punën për të zgjidhur krizën politike në vend. Të pranojë ngritjen e komisionit të ri hetimor për zgjedhjet e 28 qershorit. Të pranojë që opozita të ketë shumicën në këtë komision. Të pranojë që ky komision të drejtohet nga opozita, dhe që ky komision të ketë mandatin për hetimin e materialeve zgjedhore në funksion të transparencën së zgjedhjeve të 28 qershorit", tha Blendi Klosi, sekretar organizativ.

Socialistet nuk e pranojne shumicen e komisionit hetimor me nje terheqje te deputeteve demokrate. Opozita kerkon hapjen e kutive te materialeve zgjedhore qe ne diten e pare te punes se komisionit hetimor.

Dorian Kodra < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›