E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pronat e ushtrisë në ankand

747 prona ne pronesi te Ministrise se Mbrojtjes, do te jene ne shitje me nje procedure te rregullt dhe transparente. Garancia vjen nga Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, ne nje konference shtypi.

"Ministria e Mbrojtjes ka identifikuar dhe i ka derguar Ministrise se Ekonomise, deri tani 517 prona te lira, nje liste tjeter me 155 prona do i dergohet kesaj ministrie brenda ketyre diteve, nderkohe do te mbeten dhe 70 prona te tjera te cilat jane duke u verifikuar ne terren dhe duke u zbrazur nga materialet ushtarake", tha Arben Imami, minister i Mbrojtjes.

Ministri Imami, ka deklaruar se cmimi i pronave do te percaktohet nga nje komision i posacem, ndersa procedurat jane te hapura edhe per KLSH dhe auditet. "Cmimi i prones eshte mbi bazen e nje komisioni, ne kemi nje perfaqesues kryesisht nga Ministria e Privatizimit. Jane te ftuar parlamentaret, KLSH, te gjithe auditet qe kemi te vleresojne nese vleresimi behet si duhet apo jo", vijoi Imami.

Imami ka replikuar ne distance edhe me PS, duke akuzuar ate se po leviz ne drejtim te paditur. Edi Rama, dite me pare akuzoi Ministrine e Mbrojtjes, per procedura te dyshimta ne shitjen e pronave te ushtrise.

Denada Shkodrani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›