E Diel, 1 Nëntor 2026

Apeli lë me celular në vesh Alban Tafajn

Komisioni (i ri) i Apelit në mbledhjen e tij të parë nën drejtimin e avokatit të njohur Alban Mësonjësi u tregua po aq ashpër në vendimet e tij, ndaj trajnerit të Tiranës, Alban Tafaj, duke qenë në rezonancë të plotë me vendimin e marrë nga Komisioni i Disiplinës. Kështu, edhe pse klubi bardheblu u ankua në Apel në lidhjen me vendimin ndaj trajnerit të dytë sezonal të bardhebluve, ai sërish u ridënua me me një vit larg stolitm, duke humbur çdo shans për ta drejtuar zyrtarisht skuadrën nga bankina. Edhe ndaj ankimimit të klubit për të zbutur vendimin e Disiplinorit për ndëshkimin me katër ndeshje pa shikues, sërish Apeli la të njëjtin vendim. Vetëm ndaj kapitenit të Tiranës, Devis Mukaj, Apeli është treguar paksa zemërgjerë, duke ia zbutur dënimin nga tetë ndeshje në gjashtë ndeshje, por pa i ndryshuar masën e gjobës. Në ndeshjen kundër Teutës, ishte Nevil Dede ai që qëndri në bankinën e Tiranës , duke fituar të shtunën 1-0 Në fakt, trajneri zyrtar Alban Tafaj (i pezulluar një vit nga FSHF) e drejtoi skuadrën me celular nga tribuna e “Niko Dovanës”, por në protokollin zyrtar ishte Nevil Dede, ky i fundit foli dhe për mediat. Nevil Dede bëhet kështu trajneri i tretë që drejton këtë sezon Tiranën, pas kroatit Ilija Lonçareviç (javët 1-6), Alban Tafaj (7-18). Te Tirana ka shpërthyer çështja “Nevil Dede”. Ndihmësi i Alban Tafajt po mungon prej dy ditësh në stërvitje me kampionët në fuqi. Sipas versionit të klubit, “mbrojtësi i hekurt” ëhtë i sëmurë, por zërat brenda kampit flasin për një vetëdorëheqje të “super-kampionit”, me një të kaluar edhe të Elbasani e në Kinë. Tirana do të përballet të shtunën me Vllazninë, dhe nuk dihet ende nëse Dede do të jetë në bankinë, apo do të jetë një emër tjetër. Nga ana tjetër, Ylli Shehu është trajneri i ri i Teutës, duke pasuar në bankinë teknikun e shkarkuar, Mirel Josa. Në fakt, Shehu, një ish-trajner i Luftëtarit, Tomorit e Skraparit, ishte ndihmësi i Josës gjatë këtij edicioni me durrsakët. Edmond Zalla do të jetë në rolin e drejtorit sportiv te Teuta. Zalla më parë ka qenë trajner i Teutës dhe Besës. Trajneri Ylli Shehu, një ish-lojtar i Partizanit dhe Kombëtares (1 gol), do të debutojë në ndeshjen kundër Skënderbeut. Sa për statistikë, Shehu është trajneri i 23-të që drejton një skuadër të Superligës gjatë këtij edicioni, ku vetëm katër nga 12 skuadra nuk e kanë ndryshuar trajnerin, përkatësisht Dinamo, Besa, Laçi dhe Kastrioti.

Dinamo, provë force me Gramozin

Dinamo do të luajë sot në Ersekë kundrejt një Gramozi të supermotiviuar. Në ndeshjen e fazës së parë, kryesuesit e kampionatit fituan 4-0, edhe pse portieri Elvis Kotori u ndëshkua me karton të kuq. Dinamo ka në 19 javë të luajtura ka krijuar një diferencë prej 30 pikësh: 48 pikë blutë, 18 pikë kolonjarët. Në ndeshjen e fundit në kampionat Dinamo fitoi 3-0 me Skënderbeun, ndërsa Gramozi humbi 1-0 me Kastriotin.

Kategoria Superiore

Java 20

05.02.2010
13:00 Gramozi-Dinamo

06.02.2010
13:00 Skënderbeu-Teuta
14:00 Tirana-Vllaznia
14:00 Laçi-Shkumbini

07.02.2010
13:00 Besa-Kastrioti
14:00 Flamurtari-Apolonia

RENDITJA AKTUALE

1 Dinamo 19 48
2 Besa 19 36
3 Tirana 19 32
4 Shkumbini 19 27
5 Teuta 19 26
6 Kastrioti 19 25
7 Apolonia 19 25
8 Laçi 19 22
9 Vllaznia 19 19
10 Flamurtari 19 18
11 Gramozi 19 18
12 Skënderbeu 19 15

5 Shkurt 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›