E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Protestë të madhe nëse dështon tryeza e Topit

Debati mes partive politike vijon ende. Kreu i selise roze, Edi Rama ka zhvendosur nismën e tij “Shqipëria në krizë, arsyet e protestës” në qytetin bregdetar të Durrësit. Në takim me gazetarët ai përsëriti kërkesën e opozitës për hetimin e zgjedhjeve të 28 qershorit, dhe kjo sipas tij, duhet bërë me hapjen e kutive të votimit. Hetimi i zgjedhjeve është parakusht për ti dhënë fund historisë së deformimit të tyre. E në të kundërt, thotë Rama, në rast se tryeza e presidentit Topi nuk do të japë rezultat, opozita po përgatitet për një protestë të madhe. Ai shprehur gatishmërinë e opozitës për dialog.

• Montobio: Për t’u anëtarësuar në BE duhet të jeni shtet

“Kutitë e votimit sot kanjë peshë të madhe hitorike, sepse me to lidhet
liria e medias, liria e pushtetit gjyqësor, liria ecdo qytetari për të
menduar dhe vepruar në funskion të ambicieve të veta. Shqiperia sot
është në krizë ekonomike që po thellohet përditë. Ky pushtet e grabiti
popullin në 28 qershor për të vazhduar të grabisë Shqipërinë”, deklaroi
Rama.

Pyetjes për djegien e mandateve të deputetëve në rast se opozita nuk hyn
në Parlament deri ne fillim të marsit, Rama u përgjigj se ky është një
diversion i vazhdueshëm ndaj Partisë Socialiste, duke thënë se mandatet
nuk do të digjen.

“Nuk mendoj se Sali Berisha ka ndonje merak. Fiton ai qe merr voten e
lire dhe te numeruar ndershmerisht të shqiptareve, dhe jo ai qe njollos
dhe e deformon fale venies se shtetit ne sherbim te pushtetit”, vijoi
Rama.

Anisa Braho

Azhornuar së fundi ( e shtunë , 06 shkurt 2010 )

< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›