E Diel, 1 Nëntor 2026

Apeli lë në burg biznesmenin e akuzuar për vdekjen e Emmy-t

Gjykata e apelit në Tiranë ka vendosur që të lërë në qeli biznesmenin kosovar, Aziz Kelmendi, i akuzuar si përgjegjës për vdekjen e këngëtares Elsida Hidershaj , e njohur ndryshe edhe me emrin Emmy.

Gjatë dëshmisë së tij, biznesmeni 47-vjeçar ka thënë se nuk ka pasur si qëllim që të vrasë këngëtaren 21-vjeçare. Ai ka thënë se ka qenë i lidhur për dy vjet me këngëtaren, por lidhja e tyre ishte ftohur.

Mbrëmjen e ngjarjes së rëndë, ai ka thënë se ka qenë i shoqëruar me një vajzë tjetër. Sipas tij, aty ka nisur një zënkë mes vajzës që e shoqëronte dhe Emmy-t. Për këtë arsye, biznesmeni ka thënë se ka vendosur që të largohet me makinë, për të ndarë sherrin.  Por, Elsida Hidershaj ka qenë e varur tek dritarja dhe për pasojë është përplasur me makinën, çka i ka shkaktuar asaj vdekjen.

Biznesmeni kosovar ka thënë se gjithçka ka qenë aksidentale dhe se ai nuk e ka përplasur me qëllim këngëtaren.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›