E Diel, 1 Nëntor 2026

Apeli lë në fuqi masën e sigurisë për Agasin, ndalohet publikimi i vendimit

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për personin nën hetim Ergys Agasi.

Trupi gjykues monokratik, i përbërë nga gjyqtari Florjan Kalaja, vendosi sot, më 22 shtator 2026, për ankimin e Agasit lidhur me masat e sigurimit.

Apeli miratoi vendimin nr. 62, datë 28 gusht 2026, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë.

Në bazë të nenit 103 të Kodit të Procedurës Penale, gjykata ka ndaluar publikimin e vendimit deri në përfundimin e hetimeve paraprake.

Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve, afat që nis nga dita pas njoftimit të vendimit të arsyetuar. a.b

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›