Apeli lehtëson masën e sigurisë për IT e Kryeministrisë
Gjykata e Apelit ka ndryshuar sot masën e sigurisë ndaj inxhinierit IT të Kryeministrisë nga arrest shtëpie në detyrim paraqitjeje.
Apeli ka hedhur poshtë vendimin e Gjykatës së Tiranës, e cila kishte dhënë arrest shtëpie ndaj Armando Kasajt, inxhinieri i IT në Kryeministri, i cili akuzohet për fshirjen e regjistrimeve të ngjarjeve të 21 janarit.
Prokuroria kërkoi arrest me burg për Kasajn, me akuzën se ka fshehur provat që do të ndihmonin në zbardhjen e vrasjeve të 21 janarit.