Policia më 21 janar, si pula pa kokë
Një raport të pabazuar në fakte dhe krejtësisht periferik, e ka konsideruar ish drejtuesi i lartë i Policisë së Shtetit, Pjerin Ndreu analizën e Shërbimit të Kontrollit të Brëndshëm të Ministrisë së Brëndshme mbi ngjarjen e 21 janarit 2010 ku mbetën të vrarë katër persona. Në një intervistë për Shekullin, ndreu komenton jo vetëm komentin por dhe rolin e policisë ditën e protestës ku sipas tij forcat e rendit jo vetëm që ishin të çorganizuara por kanë qenë dhe nën komandimin e badyguardëve të kryeministrit t vendit, Sali Berisha.
Z. Ndreu. Së fundimi është bërë publik raporti i Shërbimit të Kontrollit të Brëndshëm të Ministrisë së Brëndshme mbi ngjarjet e 21 janarit. Raporti ka shqyrtuar veprimtarine e Policisë së Shtetit para dhe pas ngjarjes se 21 janarit, ku në protestën e Partisë Socialiste u vrane, 4 persona. Si e argumentoni faktin që në këtë raport prej 46 faqe nuk flitet për Gardën e Republikës, ku tashmë është e vërtetuar që efektivat e saj kane qelluar mbi protestuesit?
Nuk ka se si të flitet për gardën në një raport të SHKB që varet nga ministri i Brendshëm. Kjo strukturë është e varur dhe ka shkruar çfarë i ka interesuar. Politika po bën presion mbi prokurorinë duke u shprehur me fjalët më fyëse dhe duke keqpërdorur policinë deri atje që të refuzojë ekzekutimin e flet-arresteve për ata që vranë njerëzit e pafajshëm. SHKB është e vogël përpara kësaj katrahure, për të mos thënë se është pjesë integrale e veprimeve politike. Pra është një strukturë e politizuar dhe nuk ka se si të bëjë detyrën sipas ligjit
A ka kopetencë SHKB-ja të hetojë mbi veprimtarinë ligjore të kësaj strukture dhe nëse po, sipas mendimit tuaj, perse grupi i punes nuk është ndalur në këtë strukture?
Natyrisht që ka kopetencë ligjore pasi garda është në vartësinë e Ministrisë së Brëndshme. Si dhe në gardë SHKB ka strukturë të veten të atashuar. Por si duket më shumë është marrë me veprime anësore se sa me thelbin e çështjes. Dukshëm janë anashkaluar veprimet e gardës. Nga ana tjetër nuk është thënë asnjë fjalë se kush nga policët e ka pasë drejtimin e forcave atë ditë dhe si janë sinkronizuar urdhërat me veprimet e trupës. SHKB ka shmangur me vetëdije momentet me problematike që janë përgatitja, urdhëri dhe qëllimi me armë nga ana e gardës. Duke u marrë me një problematike periferike në raport vihet re një tendence për tu marrë me gjera të parëndësishme.
Z. Ndreu, megjithse raportit rreket të kritikojë masat e ndërmarra nga policia, a keni dyshime ne lidhje me pasqyrimin që i është bërë kësaj ngjarje nga SHKB-ja?
SHKB i sulet policisë në disa mangesi. Por nuk thotë se së është e mundur që paska pasur informacione aq të renda dhe nuk qënka bërë asnjë tentative e drejtuesve të policisë për të komunikuar me organizatorët e protestës dhe tu bëhej prezent situata. Bile as në përgjigjet me shkrim nga ana e drejtuesve të policisë së Tiranës, nuk shkruhet asnjë fjalë për informacione se do ndodhnin trazira dhe për këtë shkak, mitingu nuk mund të sigurohej. Të bën përshtypje se ndërsa raporti flet për informacione se do digjeshin makina policie dhe makinat lihen lirshëm të ekspozuara para protestuesve !!! Ky është një handikap që dekonspiron seriozitetin e raportit. Që disa momente janë evidentuar se policia ka qenë kaotike dhe e paorganizuar duke reflektuar veprime aprofesionale, është bërë shumë mirë. Por kush i komandoi forcat, nuk thuhet asgje. Duke lënë në hije një episod që ka të bëjë me implikimin e politikës dhe të bodyardeve të Berishës që komandimin e forcave policore, pa pasur asnjë lloj njohurie e as përgatitje për një gjë të tillë
Raporti nis me të dhëna ku sipas policisë me 21 janar do të bllokoheshin rrugët, do të bllokohej shtëpia e kryeministrit e deri tek pjesëmarresit me precedent penal në këtë miting. Madje sipas raportit ka patur dhe skenarë të hartuara për këtë qëllim. Si drejtues i Partisë Socialiste në Tiranë, si i komentoni këto informacione që Policia e Shtetit thote se i ka pasur që me 18 janar të vitit 2011?
Janë idiotësi me të cilat nuk ja vlen të merresh. Pse nuk janë përmendur çadrat pistoletë, stilolapset pistoletë, thikat me helm etj. Është për të ardhë keq që janë stisur gjëra të tilla e informacione të paqëna. Si është e mundur që asnjë nga të arrestuarit e shumtë në fund të protestës nuk rezulton as me armë e as me precedentë penal ? Si është e mundur që asnjë nga të vrarët dhe të plagosurit nuk rezulton me precedente penale ? Imagjinata e shfrenuar e ndonjë polici që gëlltit çdo ditë me shije çorbën e Saliut nuk duhet të shkonte deri në sajesa të këtij lloji. Si pjesmarrës në demostratë i dëgjoj me neveri këto interpretime. Por dhe ndjej dhimbje se sa larg ka shkuar implikimi i disa strukturave policore me politikën duke thyer çdo princip profesional e duke amplifikuar informacione imagjinare duke më kujtuar personazhin e famshem tek libri :”Njeriu ynë në Havanë” që tërboi shërbimin anglez me një imagjinatë të tmerrshme.
Raporti i SHKB-së kritikon dhe planin e masave të Policisë më 21 janar, që nisin nga rreshtimi i forcave të policisë para kryeministrisë tre ore para mitingut, mos dhenia e urdhërave efikase siç ishte përdorimi i granateve me gaz dhe shotganët e deri tek ndërhyrja me dhunë e policisë pas përfundimit të mitingut. Si një ish drejtues policie si do të gjykonit organizimin e forcave të Policisë së Shtetit me 21 janar dhe masat e ndërmarra prej tyre për parandalimin e akteve të dhunshme?
Policia ka qenë e çorganizuar dhe as ka pasur asnjë informacion siç thuhet. Vetë vendosja, veprimi me turmën dhe dalja jashtë loje nga gazi lot sjlellës do të thotë që masat kanë qenë të marra si në protesta të zakonshme. Në një moment që as policët nuk e parashikonin, dikush ka dhënë urdhër që të sulmohet turma.Mënyra se si hyri makina me ujë pa asnjë forcë mbështetëse dhe përdorimi i gazit lotsjellës pa siguruar policët tregoi se policia ishte jo vetëm e papërgatitur por u zu në befasi nga urdhërat për ndërhyreje. Urdhëra të cilat vetëm nga elita policore nuk kanë ardhur, por nga politika dhe ushtarake gardistë, bodyguardë që nuk e kanë idenë e manaxhimit të turmave. Policia është vetë viktim e një gracke e cila rezultoi e dështuar kur u hap pjesa ballorë e kryeministrisë, u la bosh me idenë që turma të hynte brenda. Manovër e cila dështoi me turp. Në këto kushte garda vendosi te ekzekutojë njerëz të pafajshëm në bulevard aty ku nuk po sulmonte njeri dhe në fund të protestes. Pra e gjendur nën urdherat politike dhe të bodyguardeve të Berishes policia ishte si pula pa kokë dhe vepronte kuturu pa asnjë sens profesionalizmi.
Z. Ndreu në raport thuhet se nuk ka asnjë deklaratë apo shkrese zyrtare për përdorimin e dhunës së forcave të policie, ndërkohe që provat dhe dëshmitë janë të kundërta. A duhet të mjaftojë ky fakt për të hedhur dyshime për vërtetësinë e të gjithë raportit te SHKB?
Atë që e pa gjithe bota se ka pare SHKB ?! Kjo tregon se raporti është periferik dhe nuk shkruan asgjë për momentet kryesore. Në fund policët e FNSH të repartit të drejtuar nga një ish bodyguar i Berishës bënë një masakër të paparë deri dhe kalimtarë të rastit. Është e turpshme për këtë shërbim që thotë se nuk ka as deklaratë e as shkresë zyrtare për këtë. Po çduhen deklaratat e shkresat zyrtare ? Nga kush i pret SHKB ? Pse agjentët e vet që ishin më shumicë aty atë ditë nuk e panë me sy ? Po kronikat në Tv-të nuk i panë këta ? Eshte konstatim që e turperon sherbimin dhe zbulon linjen politike të raportit, dhe pavërtëtësinë e të dhënave.
Në raport thuhet se në