E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata rrëzon kërkesën e Llupos për lirim

Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi masën e sigurisë arrest me burg për ish-gardistin Agim Llupo, duke rrëzuar kërkesën e këtij të fundit për lirim nga burgu për shkak të përfundimit të afateve të paraburgimit.

Avokati mbrojtës i Llupos, Fatos Shanaj, ka kundërshtuar vendimin e gjykatës së dy ditëve më parë, e cila pranoi kërkesën e prokurorisë për zgjatjen edhe tre muaj të afateve të paraburgimit për ish-gardistin.

Agim Llupo është i vetmi efektiv i Gardës së Republikës, që ndodhet i izoluar në qeli si i akuzuar për vrasjen e demonstruesit Ziver Veizi.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›