E Shtunë, 31 Tetor 2026

Apeli liron Tacin, ndryshohet masa e sigurise

Tirane- "Bravo, kjo eshte drejtesia", keto kane qene brohoritjet e te afermve te biznesmenit Rezart Taci, ne momentin qe trupi gjykues ne Gjykaten e Apelit, dha vendimin e lirimit te tij. Nje prej te afermve i eshte afruar trupit gjykues per ta takuar, por me pas eshte larguar. Gjykata e Apelit ka vendosur dje ndryshimin e mases se sigurise per Rezart Tacin, duke caktuar masen e sigurise "detyrim paraqitje", si dhe detyrimin e tij per t'u paraqitur ne policine gjyqesore. Gjate seances se djeshme gjyqesore te kryesuar nga gjyqtari Metush Saraci, me anetare Edmond Islamin dhe Alaudin Malajn, avokati mbrojtes i biznesmenit, Maksim Haxhiaj, ka kerkuar prishjen e vendimit te dhene nga Gjykata e Tiranes. "Gjykata eshte mjaftuar qe pa asnje lloj analize, te pranoje kerkesen e organit te prokurorise lidhur me masen e sigurimit personal. Gjykata nuk ka pare raportin e mases me vepren penale, me kushtet dhe vete personin. Vendimi i marre ne ngarkim te Rezart Tacit, nuk eshte ne perputhej me asnje argument ligjor. Ne i kemi vene ne dispozicion gjykates nje teresi me prova, duke nisur qe nga fakti qe Rezart Taci eshte nje nga taksapaguesit me te medhenj te vendit tone dhe deri te ajo qe arrestimi i tij indirekt demton shtetin. I kemi ofruar gjykates nje garanci pasurore prej 100 mije eurosh. Mero Baze eshte nje person i denuar per shpifje. I kemi vene gjykates ne dispozicion nje liste me deshmitare", ka theksuar dje avokati. Me tej, ai ka shtuar se prokuroria ka vepruar me dy standarde. Nga njera ane, sipas mbrojtjes akuza nuk ka kryer asnje veprim procedural per padine e Tacit, ndersa per kallezuesin ka shkuar deri ne gjykate per te marre mase sigurie. Avokati ka theksuar se do t'i shkojne ceshtjes deri ne fund. Nderkohe qe prokurori Dritan Peka, i ka kerkuar akuzes te lihej ne fuqi vendimi i marre nga Shkalla e Pare, kerkese e cila me pas eshte refuzuar. Argumenti kryesor i akuzes per te mbajtur ne arrest Tacin, ka qene i cuditshem. Sipas tyre, vepra penale per te cilen ai akuzohet, cenon rende standardet e organizmave nderkombetare, ku Shqiperia aspiron te integrohet.

Cudia qendron ne faktin se prokuroret mund te kerkojne ndeshkime sipas Kodit Penal, ne rastet kur ka veper penale dhe jo ne baze te moralit.

Pas mbarimit te mases se sigurise, avokati Haxhiaj theksoi: "U vu drejtesia ne vend. Vendimi i Gjykates se Shkalles se Pare ishte ekstrem". Gjykata ka vendosur dje qe te ndryshoje masen e sigurise per truprojen e biznesmenit Taci, Bledar Lilo duke caktuar ne ngarkim te tij masen "arrest shtepie". Po dje gjykata caktoi masen e sigurise "arrest me burg" per Irges Selfon. Tre te pandehurit akuzohen nga Prokuroria e Tiranes per vepren penale te "goditjes per shkak te detyres", kryer ne bashkepunim, ndaj gazetarit Mero Baze.

Ngjarja

Ngjarja per te cilen edhe akuzohet biznesmeni Rezart Taci ka ndodhur me 2 nentor te ketij viti, kur nje prej truprojave te tij eshte zene me gazetarin Mero Baze, ndersa Taci dhe truproja tjeter kane nderhyre per t'i ndare.

Largimi i dy gjyqtareve

Dy prej anetareve te trupit gjykues, Zeqine Sollaku, dhe Fatos Qato kane dhene dje doreheqjen per shkak te konfliktit te interesit, qe krijohej mes tyre dhe personave te perfshire ne kete ceshtje. Zeqine Sollaku paraqiti dje paradite doreheqjen, pasi aktualisht ka nje ceshtje ende te pazgjidhur me gazetarin Mero Baze. Gjykatesja e ka paditur gazetarin Baze per shpifje, ceshtje e cila eshte ende duke u gjykuar ne Gjykaten e Apelit. Sollaku ka akuzuar Bazen per shpifje, duke fituar gjyqin ndaj tij. Sipas vendimit gjyqtarja duhet te demshperblehet me 50 milione leke te vjetra gjobe.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›