E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vendimi, 8 HEC-e te vogla ndertim me koncesion

Qeveria ka miratuar dje dhenien e 8 hidrocentraleve te vogla me koncesion. Ne mbledhjen e djeshme Keshillimi i Ministrave ka miratuar kontraten e koncesionit, te formes "BOT" (Ndertim, Operim dhe Transferim), te lidhur ndermjet Ministrise se Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes, si autoriteti kontraktues dhe bashkimit te perkohshem te shoqerive "Advisor C. Energy", sh.p.k, "Polistamp System", SRL, dhe "Energia e Territorio", SRL, per ndertimin e hidrocentraleve "Bjeshke", "Veleshica 1", "Veleshica 2", "Veleshica 3", "Veleshica 4", "Veleshica 5" e "Veleshica 6" dhe "Sllove", sipas tekstit dhe anekseve, qe i bashkelidhen ketij vendimi. Numri i kontratave koncesionare me firmat shqiptare dhe te huaja per ndertimin e HEC-ve vendore, arrin ne mbi 50 me shperndarje ne te gjithe Shqiperine, te cilat jane miratuar edhe nga qeveria. investimi total ne to arrin ne mbi 200 milione euro, fuqia e instaluar ne 216 MW, ndersa kapaciteti prodhues vjetor i energjise ne 700 Gwh/vit. Sipas METE, shoqerite vendase apo te huaja qe do te marrin me koncesion ndertimin e hidrocentraleve kane plotesuar te gjitha kerkesat e nevojshme te formularit "Per hidrocentralet", duke paraqitur projektet, studimet hidrologjike, studimet gjeologjike etj. Nder hidrocentralet qe jane dhene me koncesion jane ata te Ashtes, Gomsiqe 1,2,3 e 4, Labinot-Fushe, Menkulas, Shushices, Thanes, Fanit te Vogel, Kardhiqit, Langarices, Nishoves, Dishnices, Menkulas, Bushtrices, Mallakastres, Sllabinjes, Qukesit, Peqinit etj.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›