E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vasili: Tubimet masive, rrezik për gripin e derrit

Shqiperia eshte ne prag te epidemise gripale, nderkohe qe kjo mund te shkaktohet nga dy viruset qe jane duke qarkulluar ne vend. Ky fakt eshte bere i ditur nga ministri i Shendetesise, Petrit Vasili, i cili ka theksuar se gripi stinor eshte bere me agresiv se ai i derrit, nderkohe qe ky i fundit ka nje shtim te rasteve nga dita ne dite. Duke pare kete situate, numri nje i shendetesise ne vend, ka keshilluar qe te evitohen te gjitha grumbullimet masive.

Gripi

Parandalimi me i mire i nje gripi eshte evitimi i grumbullimeve masive, per te evituar keshtu perhapjen e dy viruseve gripale, qe kane shkaktuar mijera viktima ne mbare boten. Duke iu pergjigjur shqetesimit te gazetareve per tubimin e parashikuar per te premten nga Partia Socialiste, ministri Vasili tha se edhe ne Evrope grumbullimet e tilla jane eliminuar e madje nuk lejohen. "Jemi ne fillimin e nje epidemie nga gripi stinor dhe per fat te keq jane shfaqur raste me klinike te ashper, gjendje febrile e larte mbi 39 dhe jo si ne rastet e zakonshme te gripit stinor. Evitoni grumbullimet, pasi risqet jane shume serioze", ka pohuar ministri i Shendetesise, Petrit Vasili. Sipas tij, keshillohet qe edhe ne ato banesa ku ka persona te cilet jane te prekur nga virusi stinor, por edhe ai i derrit, te behet ajrosje e ambienteve. Nisur nga situata e gripit ministri i Shendetesise i ka bere thirrje popullates, qe per cdo shenje apo problem shendetesor t'i drejtohen mjekut. Nga ana tjeter, kreu i shendetesise nuk ka paralajmeruar per mbyllje te shkollave apo institucioneve te tjera.

Masat

Shtimi i rasteve me grip derri por edhe me grip sezonal, dhe nje proteste maratone qe pritet te nise gjate dites se sotme, ka detyruar Ministrine e Shendetesise qe marre masa te menjehershme. Sipas ministrit te Shendetesise, Petrit Vasili gjate protestes do te mbahet hapur non stop, laboratori i analizave te A/H1N1 dhe se prane protestuesve do te kete edhe ekipe mjekesore. Te gjendur ne kete situate, ministri i Shendetesise u kerkoi qytetareve pergjegjshmeri maksimale edhe ne rastet kur konstatojne simptoma te virozave, duke i keshilluar qe te kontaktojne pa asnje vonese mjekun. Kjo sepse virusi i gripit stinor dhe ai A/H1N1, duke u nderthurur se bashku kane renduar situaten epidemike ne vend, duke shkaktuar shfaqjen e simptomave te renda tek disa paciente.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›