E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, tronditet koalicioni qeveritar

Mediet kosovare thonë se shkak i prishjes së koalicionit qeveritar është bërë aleanca që LDK-ja ka bërë me AAK-në në Prizren për zgjedhjet lokale. Në bazë të marrëveshjes, dy partitë bashkëqeverisëse kishin vendosur të shkonin veçmas në këto zgjedhjet, por marrëveshja është prishur nga LDK-ja.

jë burim për mediat brenda PDK-së, bën me dije se së shpejti pritet të nënshkruhet marrëveshja për koalicionin e ri në nivel qendror, i cili do të përbëhet nga AKR-ja, LDD-ja dhe partitë e minoriteteve. Gjithnjë sipas atij burimi, president i ri do të jetë Behgjet Pacolli, kryeministër Hashim Thaçi ndërsa kryetar i Kuvendit do të jetë Nexhat Daci.

PDK ka njoftuar me anë të një komunikate se kjo parti ka vendosur “që të rishqyrtojë ose të riformatizojë koalicionin qeverisës në nivel qendror”.

“Partia Demokratike e Kosovës, pas konstatimit të shkeljeve së marrëveshjes së koalicionit nga ana e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka vendosur që të rishqyrtojë ose të riformatizojë koalicionin qeverisës në nivel qendror. Takimet konsultative do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së nesërme (e premte), deri në marrjen e një vendimi definitiv”, thuhet në deklaratë. 

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›