E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ryshfeti, pranga kryepolicit rrugor

PEQIN- Kryepolici i Rrugoreve ne Komisariatin e Peqinit, arrestohet per korrupsion. Bashke me te dyshuarin Pellumb Kercuku eshte vene ne pranga edhe polici i qarkullimit ne kete komisariat, Ruzhdi Juba. Operacioni eshte zhvilluar diten e djeshme nga ana e Zyres se Kontrollit te Brendshem ne Drejtorine e Policise se Elbasanit. Ndaj oficereve jane ngritur dy akuza, "korrupsioni pasiv" dhe "shperdorim i detyres". Hetimet kishin nisur prej disa javesh, ndersa ditet e fundit kryepolici kishte tentuar te nxirrte nga pika e bllokimit nje autoveture te sekuestruar nga blute, kundrejt ryshfetit prej 20 mije lekesh. Por Kercuku eshte shprehur se nuk dinte gje per kete rast dhe e ka konsideruar nje kurth.

Burime zyrtare te policise vendore konfirmuan ndalimin e Kercukut, ne oret e para te mengjesit te dites se djeshme dhe kalimin e tij per hetime ne Prokurorine e Elbasanit. "Shefi i policise rrugore te Peqinit eshte arrestuar nga Sherbimi i Kontrollit te Brendshem te Policise (SHKB)", njoftuan drejtues te policise vendore. Mesohet se survejimi dhe pergjimi i kryer ndaj kryepolicit cuan ne sigurimin e disa provave komprometuese se ai kishte marre nje shume lekesh per te nxjerre nga bllokimi nje automjet. Shuma e dhene nga pronari i makines ka qene 20 mije leke per policin e qarkullimit, por ky i ka thene se duheshin edhe kaq leke te tjera per shefin, ndersa mjeti ishte bllokuar disa dite me pare per mungese dokumentacioni.

Por ky aksion i SHKB-se nuk ka perfunduar me kaq, pasi bashke me shefin, ne pranga ka rene edhe efektivi i rrugores qe duket se ka bashkepunuar ne kete rast per te zhbllokuar mjetin. I dyshuari Ruzhdi Juba, mesohet se ka bere bllokimin e mjetit per mungese dokumentacioni dhe me pas te kete rene dakord, per te nxjerre ate nga pika e bllokimit per 20 mije leke. Edhe ndaj Jubes jane ngritur akuzat e "mitmarrjes" dhe "shperdorimit te detyres". Gjate ndalimit, oficeret te befasuar nga aksioni i kolegeve kane mohuar akuzat, duke u shprehur se ky ka qene nje kurth i qellimshem per te goditur pozicionet e tyre te punes. Per te dy personat e ndaluar, u njoftua zyrtarisht se dosja me hetimet perkatese i eshte dorezuar prokurorise per veprime te metejshme.

A. Q.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›