E Diel, 1 Nëntor 2026

Apeli liron organizatorin e Masakrës së Cërrikut, ishte dënuar me burg përjetë

Share

Gjykata e Apelit ka vendosur sot lirimin e 3 anëtarëve të Bandës se Cërrikut. Mehmet Bozi, Llazar Bicja dhe Skender Cani janë lënë të lirë vetëm 5 muaj pasi Gjykata e Krimeve të Rënda dha vendimin për ta. Meti Bozi, i cilësuar si organizator i masakrës, ishte dënuar me burg përjetë ndërsa Llazar Bicja dhe Skender Cani u dënuan me 22 dhe 21 vjet burg. Ata të tre, së bashku edhe me 6 anëtarë të tjerë të të ashtuquajturës Banda e Cërrikut, u akuzuan për pritën e armatosur ndaj policisë dhe Gardës së Republikës ne Cërrik ne mars te 1997 dhe për vrasjen e 6 gardistëve në maj të vitit 97.

Për të pandehurit e tjerë është lënë në fuqi masa e dënimit dhënë nga Gjykata e Krimeve të Rënda.

Arjan Toska dhe Roland Xhepexhiu janë dënuar me burgim të përjetshëm, Alban Toska e Entel Gashi me 22 vjet burg, Tomorr Buzani 22 vjet burg, ndërsa i penduari i drejtësisë Bujar Buzani do të vuajë 8 vite burg.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›